Meta pasi doli nga SPAK: Kryemadhi është marrë me përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim
President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është thirrur në SPAK, ku pjesë e pyetjeve kane qenë edhe lëvizjet e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në konferencën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj […]
President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është thirrur në SPAK, ku pjesë e pyetjeve kane qenë edhe lëvizjet e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Në konferencën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror.
Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë.
“Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politikë”, tha ai.
Për ish-presidentin, kjo deklaratë e tij, nuk rëndon pozitat e Kryemadhit, por është e vërteta.
“Nuk rëndoj asnjë pozitë se kjo është e vërteta dhe besoj se ajo i ka mbajtur llogaritë sipas ligjit”, përfundoi Meta.