‘A keni frikë për ndonjë puç që mund t’u bëhet për t’ju rrëzuar nga piedestali?’/ Ja si përgjigjet kreu i SPAK Altin Dumani
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka drejtuar një pyetje Altin Dumanit, pasi ky i fundit përfundoi raportimin në Kuvend. Açka e ka pyetur kreun e SPAK për amnistinë penal, ku për miratimin e saj u bë bashkë opozita me mazhorancën. Açka: Ju jeni pjesë e opozitës publike, 83% që ju pëlqejnë, që s’bërtet, por […]
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka drejtuar një pyetje Altin Dumanit, pasi ky i fundit përfundoi raportimin në Kuvend.
Açka e ka pyetur kreun e SPAK për amnistinë penal, ku për miratimin e saj u bë bashkë opozita me mazhorancën.
Açka: Ju jeni pjesë e opozitës publike, 83% që ju pëlqejnë, që s’bërtet, por ju dëgjon e mbështet, këtu jemi opozita politike, edhe unë, kemi dhe një opozitë teknike, që merret me çështje konkrete, dhe një nga këto ishte grushti i fundit që ju dhamë me ligjin e amnistisë. A keni frikë që në këtë parlament nga bashkimi i opozitës teknike po organizohet një puç për t’ua minuar pak piedestalin ku jeni, se keni filluar ti krijoni bezdi disave jashtë apo disave brenda, që shumë shpejt do të vijë një ligj nga ky parlament që t’jua presë ndonjë krah?
Dumani: Ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër – është në të drejtën e tij të miratojë amnistinë- nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga gjykatat e posaçme, 40 persona përjashtim nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit, 12 nga ndjekja penale, (pra janë pushuar hetimet) – pra kuvendi ka kompetencën për të miratuar apo jo një amnisti. SPAK është institucion kushtetues i pavarur, garanton ligji pavarësinë e tij. Ishte vullnet politik në 2016 për reformën, është vullnet politik për të marrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK.