Rashica drejt Italisë, klubi nga Serie A i bën ofertë zyrtare

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica duket se do të bëjë një lëvizje të papritur gjatë kësaj vere. Raportohet se Rashica pritet që të zhvendoset në Itali dhe atë te skuadra e Genoas, që kohët e fundit është futur në garë për shërbimet e tij. Madje, thuhet se Genoa tashmë ka bërë ofertë zyrtare […]

qershor 16, 2025 - 15:30
 0  6
Rashica drejt Italisë, klubi nga Serie A i bën ofertë zyrtare

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica duket se do të bëjë një lëvizje të papritur gjatë kësaj vere.

Raportohet se Rashica pritet që të zhvendoset në Itali dhe atë te skuadra e Genoas, që kohët e fundit është futur në garë për shërbimet e tij.

Madje, thuhet se Genoa tashmë ka bërë ofertë zyrtare duke ofruar 8 milionë euro për Rashicën, ndërsa Beshiktashi po kërkon të paktën 9 milionë.

Bazuar në shifrat e lartëpërmendura, Genoa dhe Beshiktashi pritet të arrijnë marrëveshje për Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit turk për sezonin e ri.

Rashica 28-vjeçar sezonin e fundit ka regjistruar 41 paraqitje për Beshiktashin, ku ka shënuar 5 gola dhe 12 asistime kurse me klubin turk ka kontratë deri në vitin 2027.