Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Rastet e dyshimta menjëherë dërgohen në Klinikën Infektive
Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Siç informoi drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, rasti i dytë është vërejtur në një familje nga fshati Konjare e poshtme, Komuna e Petrovecit. Dhe në këtë rast, si në rastin e mëparshëm, fëmijët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër fruthit. “Sipas anketës epidemiologjike që është bërë, deklaratat […] The post Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Rastet e dyshimta menjëherë dërgohen në Klinikën Infektive appeared first on InfoShqip.com.
Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Siç informoi drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, rasti i dytë është vërejtur në një familje nga fshati Konjare e poshtme, Komuna e Petrovecit. Dhe në këtë rast, si në rastin e mëparshëm, fëmijët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër fruthit.
“Sipas anketës epidemiologjike që është bërë, deklaratat janë se nuk ka pasur shumë kontakte dhe fëmija as ka shkuar në shkollë në lagjen Petrovec, fshati Konjare e Poshtme. Sipas anketës epidemiologjike, prindërit dhe vetë fëmija thonë se ditët e fundit, pasi është kthyer nga zona ku ka qëndruar në Serbi, as ai dhe as vëllai i tij, i cili po ashtu nuk është i vaksinuar, nuk kanë shkuar në shkollë dhe ata mohojnë çdo kontakt të mëtejshëm”, tha Marija Andonova, drejtoreshë e ISHP.
Andonovska apeloi te mjekët amë që sapo të vërejnë një rast të dyshimtë, pacientët të dërgohen ose në Klinikën Infektive dhe prej aty t’ua përcjellin për analiza ose të vijnë direkt në Institutin për analiza.
“Është detyra jonë, pasi konstatojmë një rast pozitiv, t’i japim rekomandime familjes për izolim. Megjithatë, nuk ka asnjë izolim të parashikuar me ligj për fruthin dhe është në vullnetin e mirë të familjes nëse do t’i zbatojë rekomandimet apo jo”, shtoi Andonova.
Rasti i parë, i regjistruar në qershor, ishte banor i një fshati të Strugës.
Sipas të dhënave të ISHP-së, vitin e kaluar është raportuar një rast i fruthit. Nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 2020 pacientë. Epidemitë janë regjistruar në 2014, 2017, 2018 dhe 2019. Epidemia e fundit e regjistruar e kësaj sëmundjeje, ishte në vitin 2018 dhe përfundoi në 2019-tën, me gjithsej 1901 persona të regjistruar, në 24 qytete të vendit.
Vaksinimi kundër fruthit kryhet vazhdimisht dhe është i detyrueshëm të pranohen dy doza të vaksinës MRP.
The post Rasti i dytë i fruthit në Maqedoni. Rastet e dyshimta menjëherë dërgohen në Klinikën Infektive appeared first on InfoShqip.com.