Reagoi BDI-ja rreth paraburgimit të Kreshnik Bekteshit, kërkoi drejtësi, transparencë dhe zbatim të ligjit
Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth rastit të zjarrit në Koçani, sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata veçanërisht reagojnë ndaj vendimit për paraburgimin 30 ditor të ish-ministrit të tyre, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk. “Koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo […]


Në lidhje me zhvillimet e fundit rreth rastit të zjarrit në Koçani, sot ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Ata veçanërisht reagojnë ndaj vendimit për paraburgimin 30 ditor të ish-ministrit të tyre, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.
“Koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti”, deklaroi BDI-ja, duke e vlerësuar si të pasaktë pretendimin për “përgjegjësi të vazhdueshme”.
Ata theksojnë se lokali po punonte me licencë të falsifikuar dhe të skaduar, ndërkohë vlerësojnë se Qeveria po shpreh supremaci mbi prokurorinë duke krijuar një “drejtësi selektive”
“Nevojitet një hetim i thellë dhe i paanshëm për të identifikuar se si një objekt pa licencë mund të operonte dhe të rrezikonte jetën e qindra të rinjve”, deklaruan nga BDI-ja, duke kërkuar proces ligjor të drejtë, transparent dhe ligjor.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer sot (20 mars).
- LEXO: 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)