Ulje-ngritjet e pagës bruto dhe neto në Maqedoninë e Veriut

Paga mesatare mujore neto në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar të vitit 2025, është 43 050 denarë, ndërkaq paga mesatare bruto është 64 697 denarë, transmeton Portalb.mk.  Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit janar të vitit 2025 krahasuar me muajin e […]

Mars 22, 2025 - 02:00
 0  4
Ulje-ngritjet e pagës bruto dhe neto në Maqedoninë e Veriut
Denarë, foto nga Meta.mk

Paga mesatare mujore neto në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar të vitit 2025, është 43 050 denarë, ndërkaq paga mesatare bruto është 64 697 denarë, transmeton Portalb.mk. 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit janar të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2024 është 108.9. 

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: arte, argëtim dhe rekreacion (15.6%); shërbime administrative dhe veprimtari mbështetëse (12.0%); Arsimi (11.4%). 

Zvogëlimi i pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Ndërtimtaria (6.6%); Industria përpunuese (5.4%); Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (4.5%). 

Indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit janar të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2024 është 108.9. 

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (15.1%); Shërbime administrative dhe veprimtari mbështetëse (12.1%); Arsimi (11.5%). 

Zvogëlimi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Ndërtimtaria (6.8%); Industria përpunuese (5.7%); Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (4.5%).