Reagon Zyra e BE’së: Jemi të zhgënjyer me mungesën e koordinimit, fatkeqësisht thirrjet tona s’po merren parasysh nga Qeveria

Edhe Bashkimi Evropian është zhgënjyer për veprimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri. Në reagimin e tyre thuhet se BE është e zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë së Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë. “Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër zyrave […]

gusht 31, 2024 - 02:00
 0  10
Reagon Zyra e BE’së: Jemi të zhgënjyer me mungesën e koordinimit, fatkeqësisht thirrjet tona s’po merren parasysh nga Qeveria
reagon-zyra-e-be’se:-jemi-te-zhgenjyer-me-mungesen-e-koordinimit,-fatkeqesisht-thirrjet-tona-s’po-merren-parasysh-nga-qeveria

reagon-zyra-e-be’se:-jemi-te-zhgenjyer-me-mungesen-e-koordinimit,-fatkeqesisht-thirrjet-tona-s’po-merren-parasysh-nga-qeveria

Edhe Bashkimi Evropian është zhgënjyer për veprimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri.

Në reagimin e tyre thuhet se BE është e zhgënjyer për mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë së Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës kundër zyrave të mbështetura nga Serbia në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i zhvilluar nën udhëzimet e Qeverisë së Kosovës, rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren”, thuhet në reagime.

Tutje theksohet se EULEX është vendosur menjëherë për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë.

“BE-ja dëshiron të përsëris se Kosova është angazhuar për de-përshkallëzim. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga qeveria e Kosovës”.

Në reagimin e tyre thuhet se ky operacion policor i Kosovës në veri mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situatë, që sipas tyre, tashmë është e paqëndrueshme

“BE do të dëshironte të përsëriste se operacioni aktual i policisë kundër zyrave të mbështetura nga Serbia mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të një situate tashmë të paqëndrueshme.

Zyrat e mbështetura nga Serbia parashikohet të adresohen dhe zgjidhen në Dialogun e lehtësuar nga BE. Presim që Kosova dhe Serbia të adresojnë dhe zgjidhin çështjet e hapura mes tyre në Dialogun e lehtësuar nga BE”.