Real Madridi njofton për lëndimin e Mbappes
Kylian Mbappe u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku Real Madridi shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Alavesit. Sot, “Los Blancos” dhanë një përditësim rreth gjendjes së yllit francez, transmeton Gazeta Express. “Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappé nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim […]
Kylian Mbappe u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku Real Madridi shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Alavesit.
Sot, “Los Blancos” dhanë një përditësim rreth gjendjes së yllit francez, transmeton Gazeta Express.
“Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappé nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Evolucioni në pritje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga madrilenët.
Ende nuk dihet periudha se sa do të mungojë Mbappe në fushat e blerta, ndërsa raportohet se mund të mungojë deri në tri javë.