Propozimi i buxhetit për vitin 2025 nesër në seancën e qeverisë

Nesër në seancën e qeverisë do të shqyrtohet propozim-buxheti për vitin 2025, mëson TV 24 Sipas informacioneve, vlera e investimeve kapitale do të kalojë 715 milionë euro. Dhe projeksionet për The post Propozimi i buxhetit për vitin 2025 nesër në seancën e qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 28, 2024 - 23:03
 0  7
Propozimi i buxhetit për vitin 2025 nesër në seancën e qeverisë

Nesër në seancën e qeverisë do të shqyrtohet propozim-buxheti për vitin 2025, mëson TV 24 Sipas informacioneve, vlera e investimeve kapitale do të kalojë 715 milionë euro. Dhe projeksionet për deficitin buxhetor dhe rritjen e PBB-së janë përcaktuar me strategjinë fiskale, përcjll FLAKA.

Ministria e Financave mendon se është një buxhet zhvillimor, pra paratë nga thesari i shtetit do të shpenzohen për projekte që do të kontribuojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve. Pritshmëritë janë që të ketë më shumë aktivitet në projektet e korridoreve tetë dhe 10d, të cilat do të realizohen në një periudhë më të gjatë se sa ishte planifikuar fillimisht për katër vite. Hartuesit e këtij propozim-buxheti sigurojnë se do të ketë rritje të pagave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, dhe paga minimale do të lidhet me produktivitetin.

Borxhi publik në fund të vitit do të jetë në nivelin 64%. FLAKA

The post Propozimi i buxhetit për vitin 2025 nesër në seancën e qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .