Reformat në gjyqësor, Kurtishi: Politika, faktori kryesor i dështimit

Shkup, 14 shtator – Procesi i reformave gjyqësore në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet peng nga faktorët politikë, kapacitetet e kufizuara institucionale dhe korrupsioni. Sipas ekspertit juridik, Emir Kurtishi,… The post Reformat në gjyqësor, Kurtishi: Politika, faktori kryesor i dështimit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 14, 2025 - 23:00
 0
Reformat në gjyqësor, Kurtishi: Politika, faktori kryesor i dështimit

Shkup, 14 shtator – Procesi i reformave gjyqësore në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet peng nga faktorët politikë, kapacitetet e kufizuara institucionale dhe korrupsioni. Sipas ekspertit juridik, Emir Kurtishi, ndërhyrjet e partive politike në sistemin e drejtësisë, mungesa e profesionistëve të kualifikuar dhe klientelizmi e bëjnë të pamundur realizimin e reformave në mënyrë efektive, duke i bërë ato shpesh vetëm një formë të shkruar pa ndikim të vërtetë.

“Faktori kryesorë që ndikon në ngadalësimin apo në dështimin e procesit të reformave në vendin tonë, qoftë pjesërisht apo në tërësi, padyshim se është faktori politik. Kjo mund të jetë si numër një, sa i përket procesit të reformave. Dihet se gjithandej ku politika ti futë duar apo hundën, nuk kemi rezultate të mira e sidomos në sfera të tilla ku bëhet fjalë sidomos për drejtësinë një çështje esenciale për sistemin demokratik. Padyshim, këtu kemi edhe polarizimet e ndryshme politike kur nuk arrijnë që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket zhvillimit të reformave në vend, pastaj e kemi kapacitetin e ulët institucional, duke pasur parasysh se RMV përballet me një deficit të kuadrit, konkretisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një faktor tjetër që ndikon në ngadalësimin apo dështimin e reformave në vend padyshim se është edhe korrupsioni, klientelizmi, fragmentizmi institucional.”, u shpreh për TVM2 ekspertit juridik, Emir Kurtishi.

Sipas tij, përveç ndryshimeve ligjore, vendi ka nevojë urgjente për një “reset” të mentalitetit shoqëror dhe institucional, në mënyrë që reformat, veçanërisht ato në gjyqësor, të marrin jetë dhe të japin rezultate konkrete.

“Reformat më të mëdha tani për tani në vendin tonë duhet të mirën në resetimin apo restaurimin e mentalitetit shoqëror. Ky është një element që ndoshta nuk diskutohet shumë në vendin tonë kur bëhet fjalë për ndërmarrjen e reformave institucionale në përgjithësi por edhe ajo e gjyqësorit në veçanti. Pra, çfarë do reforma që të ndërmerren janë të destinuara që të dështojnë, qoftë edhe modeli i vetingut që është përmendur shpesh në opinion.”, u shpreh Kurtishi.

Kurtishi e sheh pozitive përpjekjen për reforma përmes formimit të Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor që përbëhet nga përfaqësues qeveritarë, ekspertë dhe shoqëri civile.

The post Reformat në gjyqësor, Kurtishi: Politika, faktori kryesor i dështimit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.