Regjistrimi elektronik në shkollat e mesme, fillon më 20 qershor

Nga e enjtja (20 qershor) deri të martën (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025. Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik deri në orën 15. Me qëllim që të optimizohet procesi […] The post Regjistrimi elektronik në shkollat e mesme, fillon më 20 qershor appeared first on InfoShqip.com.

qershor 18, 2024 - 18:01
 0  9
Regjistrimi elektronik në shkollat e mesme, fillon më 20 qershor

Nga e enjtja (20 qershor) deri të martën (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025. Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik deri në orën 15.

Me qëllim që të optimizohet procesi i përgjithshëm i regjistrimit në shkollat ​​e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimit digjital do t`ju mundësojë aplikimin elektronik. Regjistrimi i nxënësve do të realzohet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të MASH-it https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.

Nga MASH-i sqaruan se regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.

“Udhëzimi i hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendoset me link në faqen e hyrjes / paraqitjes” theksoi MASH-i.

Në fund të marsit MASH-i e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2024/2025. Në të janë cekur dokumentet e nevojshme, mënyra e aplikimit dhe afatet e konkurseve.

Rang-listën përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira pas regjistrimit të parë, çdo shkollë duhet ta publikojë më 26 qershor më së voni deri në orën 9, në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e intrnetit të shkollës.

Në shkollat ku do të ketë testim kualifikues do të organizohet më 28 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 28 qershor në vend publik në shkollë.

The post Regjistrimi elektronik në shkollat e mesme, fillon më 20 qershor appeared first on InfoShqip.com.