Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut, sidomos më sektorin e energjisë
Në Maqedoninë e Veriut në prillin e këtij viti është shënuar ulje e prodhimit industrial për 1.2 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit prill të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje nga 0.3 %, në […]
Në Maqedoninë e Veriut në prillin e këtij viti është shënuar ulje e prodhimit industrial për 1.2 përqind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit prill të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje nga 0.3 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 4.7 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 39.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në katërmujorin e parë të këtij viti është regjistruar ulje e prodhimin industrial për 2.6 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.