Riad Rashiti i PDK-së: Paaftësia e këtij kryetari ka bllokuar projektet me më prioritet për Gjilanin

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, Riad Rashiti në një prononcim për Front Online ka thënë se paaftësia e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka quar në mosrealizimin e shumë projekteve me rëndësi për këtë komunë, teksa ka shtuar se për PDK-në secili projekt është i rëndësishëm. “Prioritet për PDK-në […]

shtator 30, 2024 - 15:00
 0  6
Riad Rashiti i PDK-së: Paaftësia e këtij kryetari ka bllokuar projektet me më prioritet për Gjilanin
riad-rashiti-i-pdk-se:-paaftesia-e-ketij-kryetari-ka-bllokuar-projektet-me-me-prioritet-per-gjilanin

riad-rashiti-i-pdk-se:-paaftesia-e-ketij-kryetari-ka-bllokuar-projektet-me-me-prioritet-per-gjilanin


Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, Riad Rashiti në një prononcim për Front Online ka thënë se paaftësia e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni ka quar në mosrealizimin e shumë projekteve me rëndësi për këtë komunë, teksa ka shtuar se për PDK-në secili projekt është i rëndësishëm.

“Prioritet për PDK-në është secili projekt i planifikuar në buxhetin komunal dhe nga grantet e qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne si PDK të gjitha ato projekte i kemi votuar dhe i mbështesim që të gjitha. Paaftësia e qeverisjes komunale dhe e këtij kryetari të komunës i ka bllokuar ato projekte dhe prioritete”, ka deklaruar ai. Rashiti thekson se një nga projektet me më prioritet për Gjilanin, janë varrezat e këtij qytetit, sipas të cilit qeverisja komunale nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë çështje.

“Gjendja është tejet emergjente te varrezat aktuale të qytetit, ku kufomat sot po varrosen mbi të vdekurit më herët. Është tejet shqetësuese dhe alarmuese gjendja aty. Ne si PDK e kemi propozuar që në vitin e kaluar kur është miratuar buxheti 2024 dhe e kemi futur buxhetin për këtë projekt, ndërsa qeverisja komunale ka heshtur për një vit të plotë, asnjë hap nuk e ka bërë fare. E nuk ka prioritet ma të madhe se sa ky problem të zgjidhet”, ka thënë Rashiti. /FrontOnline/