Rihanna shkëlqen në një dalje në Santa Monica, me stilin e saj unik
Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj teksa shijoi një natë jashtë në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi në Santa Monica. Këngëtarja 37-vjeçare u shfaq me një kombinim elegant: xhinse të gjera, një xhaketë të zezë dhe stileto të larta, duke e kompletuar pamjen me një çantë të vogël lëkure. Ndërsa është fokusuar te projektet […]

Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj teksa shijoi një natë jashtë në restorantin luksoz italian Giorgio Baldi në Santa Monica.
Këngëtarja 37-vjeçare u shfaq me një kombinim elegant: xhinse të gjera, një xhaketë të zezë dhe stileto të larta, duke e kompletuar pamjen me një çantë të vogël lëkure.
Ndërsa është fokusuar te projektet e saj në modë, përfshirë bashkëpunimin e fundit Fenty x Puma, Rihanna duket se ka anuluar planet për një seri koncertesh rikthimi këtë verë, shkruan DailyMail.
Ajo ishte përfolur për një rezidencë me gjashtë net në Londër, por sipas burimeve, ylli i muzikës nuk e ndien ende të përshtatshme publikimin e materialit të saj të ri.
Kënga e saj e fundit, “Lift Me Up”, u publikua në 2022, ndërsa fansat ende presin albumin e saj të parë që nga “Anti” (2016).
Rihanna vazhdon të jetë në një lidhje me reperin ASAP Rocky, me të cilin ndan dy fëmijët e saj.
Shefat e industrisë muzikore po përpiqen ta bindin atë të ndryshojë mendje për anulimin e koncerteve.
Ndërkohë, fansat mbeten me shpresë për rikthimin e saj të shumëpritur në skenë.