Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, do punoj për këtë deri në ditën e fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në partinë ku ai udhëheq. Ai tha se përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën, ndërsa theksoi se ky është qëllimi i tij dhe siç tha, për këtë do të punojë deri […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në partinë ku ai udhëheq.
Ai tha se përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën, ndërsa theksoi se ky është qëllimi i tij dhe siç tha, për këtë do të punojë deri në ditën e fundit, transmeton Klankosova.tv.
“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.
Ndërsa sa i përket kushteve për rikthimin e Osmanit në LDK, i pari i kësaj partie tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.
Kujtojmë se Abdixhiku sot u takua me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, takim ky që u mbyll pa rezultat pozitiv.