Rina Balaj paralajmëron këngën e re, sjell pamje nga videoklipi

Rap-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, duket se po vjen me një projekt të ri muzikor. Kënëgtarja nga Istogu në Instagram ka publikuar disa fotografi ku shihet e shtrirë brenda një vaske, e rrethuar me kukulla. “Barbie nuk u plak kurrë, vetëm unë u plaka”, shkroi ajo krahas këtij postimi.   Ajo që bie në […]

maj 22, 2025 - 18:30
 0  11
Rina Balaj paralajmëron këngën e re, sjell pamje nga videoklipi

Rap-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, duket se po vjen me një projekt të ri muzikor.

Kënëgtarja nga Istogu në Instagram ka publikuar disa fotografi ku shihet e shtrirë brenda një vaske, e rrethuar me kukulla.

“Barbie nuk u plak kurrë, vetëm unë u plaka”, shkroi ajo krahas këtij postimi.

 

Ajo që bie në sy është se reperja në postim e ka etiketuar edhe artistin Kendry Hills, duke lënë të nënkuptohet se ndoshta është duet me të.

Këto pamje interesante mblodhën komente të shumta, duke e veçuar për stilin e veçantë.

Nuk ka lajmëruar akoma për një datë të saktë se kur do të lansohet ky projekt.

E fundit këngë e Rinës mban titullin “No other” në bashkëpunim me Ya Nina.