Rita Ora merr vëmendje në aeroport, shfaqet me të brendshme të kuqe
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora e kaloi fundjavën duke udhëtuar me aeroplanë dhe duke qëndruar në aeroporte, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, “shëtitën botën në 24 orë”. Shkak ka qenë ditëlindja e bashkëshortit të saj dhe Rita ka ndarë në Instagram kombinimet e ndryshme të modës që ka zgjedhur për […]
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora e kaloi fundjavën duke udhëtuar me aeroplanë dhe duke qëndruar në aeroporte, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, “shëtitën botën në 24 orë”.
Shkak ka qenë ditëlindja e bashkëshortit të saj dhe Rita ka ndarë në Instagram kombinimet e ndryshme të modës që ka zgjedhur për fundjavë, transmeton Indeksonline.
Veçanërisht një foto tërhoqi vëmendjen e fansave të saj. Në të, Rita ka pozuar me të brendshme të kuqe. Kështu që ajo eci nëpër aeroport pas performancës në Rumani. Çifti kanë shijuar koncertin, ndërsa në një foto janë puthur.
Kujtojmë që së fundmi Rita ka anuluar një koncert në Hungari vetëm pak orë para se të fillonte performanca. Këngëtarja një natë më parë e ka kaluar në një spital në Budapest dhe të gjitha këto e ka bërë të ditur në rrjetet sociale.
“Ju lutem falni këtë vendim të papritur, por fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Campus Festival sonte. Pasi kalova natën në një spital në Budapest, më duhet të pushoj dhe të ndjek udhëzimin e mjekut”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. Fansat i kanë uruar shërim të shpejtë.