Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në ‘HITS Radio Live’ në Manchester
Rita Ora, 33 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje mahnitëse gjatë performancës së saj në HITS Radio Live në arenën Co-op Live në Manchester të shtunën. Këngëtarja e hitit “Anywhere” zgjodhi një stil të guximshëm dhe tërheqës, duke veshur një korset të bardhë me zinxhir dhe lidhëse, të kombinuar me një fund të shkurtër të […]
Rita Ora, 33 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje mahnitëse gjatë performancës së saj në HITS Radio Live në arenën Co-op Live në Manchester të shtunën.
Këngëtarja e hitit “Anywhere” zgjodhi një stil të guximshëm dhe tërheqës, duke veshur një korset të bardhë me zinxhir dhe lidhëse, të kombinuar me një fund të shkurtër të bardhë.
Për të shtuar dramën në paraqitjen e saj, ajo veshi geta rrjete dhe çizme të bardha me takë, të cilat lidhnin në pjesën e përparme, shkruan DailyMail.
Stili i saj u kompletoi me aksesorë të theksuar, si byzylykë të trashë argjendi dhe një gjerdan zinxhir.
Flokët e gjata bjondë i la të lëshuara, duke e mbuluar pamjen e saj me një vello të bardhë, duke shtuar një prekje unike dhe elegante në performancën e saj.
Kjo paraqitje e Rita Orës vjen pas një kohe të suksesshme për këngëtaren, e cila së fundmi ka lançuar një koleksion të ri me markën e njohur të modës Primark.
Rita vazhdon të mahnisë fansat e saj jo vetëm me talentin muzikor, por edhe me stilin e saj të veçantë dhe bashkëpunimet e suksesshme në fushën e modës.
Përveç kësaj, ajo ndau edhe me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi dhe video nga paraqitja në këtë event.
“Sot ishim të mjegulluar, të lodhur nga udhëtimi dhe shumë mirënjohës. Faleminderit që më ftove @hitsradiouk. Jam shumë e lumtur që u ktheva në shtëpi – lëvizni për një vokal live… e keni me qejf ju dua shumee”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit të saj.