Rizgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të KE, Rama: Mezi pres të vazhdojmë punën për ta futur Shqipërinë në BE!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pas rizgjedhjes së saj si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve. Nëpërmjet një postimi, kreu i qeverisë shkruan se mezi pret të vazhdojë punën me presidenten e KE-së “për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në […]

Korrik 19, 2024 - 00:30
 0  9
Rizgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të KE, Rama: Mezi pres të vazhdojmë punën për ta futur Shqipërinë në BE!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pas rizgjedhjes së saj si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

Nëpërmjet një postimi, kreu i qeverisë shkruan se mezi pret të vazhdojë punën me presidenten e KE-së “për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”.

 

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës.

Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.