Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar pasditen e sotme miratimin e Pr. Rezolutës anti-korrupsion. Në një deklaratë për mediat, Meta shprehet se përgjegjës për korrupsionin galopan është Edi Rama dhe detyra e opozitës është të vazhdojë betejën që ky regjim të rrëzohet në greminë. “Jemi të qartë, i vetmi përgjegjës në Shqipëri […]

maj 28, 2024 - 19:00
 0  8
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar pasditen e sotme miratimin e Pr. Rezolutës anti-korrupsion.

Në një deklaratë për mediat, Meta shprehet se përgjegjës për korrupsionin galopan është Edi Rama dhe detyra e opozitës është të vazhdojë betejën që ky regjim të rrëzohet në greminë.

“Jemi të qartë, i vetmi përgjegjës në Shqipëri për të gjithë këtë korrupsion galoponte është ai që kontrollon timonin dhe gjitha tepsitë që quhet Edi Rama. Kështu që ai ta gëzojë komisionin, detyra e opozitës është të vazhdojë betejën e saj të pa kompromis.

Betejë e pandalshme deri në çrrënjosjen e këtij regjimi dhe ky regjim do bjerë një greminë, do një të shtyrë dhe ne këtë të shtyrë nuk do ja kursejmë”, tha Ilir Meta.

Ndërsa i pyetur pse nuk po zhvillohen takime me partitë opozitare për aksionin kundër qeverisë, Meta kishte këtë përgjigje:

“Partia e Lirisë është në krye të aksionit opozitar, çdo ditë. E ka nisur nga vetja vazhdon të përmirësojë organizimin e saj përballë një makinerie që duhet shpartalluar me çdo çmim dhe kjo kërkon një organizim me efikas  se deri tani”, u shpreh Meta.