Mbreti Charles III takohet me liderët europianë, mes tyre edhe kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, së bashku me liderët evropianë, ndodhen në Angli, ku janë mbledhur për Komunitetin Politik Evropian (EPC) në Woodstock, Oxfordshire. Krerët e shteteve evropiane kanë marrë pjesë mesditën e sotme në një pritje, të organizuar nga Mbreti Charles lll, në Bibliotekën Long të Pallatit Blenheim. Në fotot e publikuara në rrjet, mbreti shfaqet […]

Korrik 19, 2024 - 00:30
 0  9
Mbreti Charles III takohet me liderët europianë, mes tyre edhe kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, së bashku me liderët evropianë, ndodhen në Angli, ku janë mbledhur për Komunitetin Politik Evropian (EPC) në Woodstock, Oxfordshire.

Krerët e shteteve evropiane kanë marrë pjesë mesditën e sotme në një pritje, të organizuar nga Mbreti Charles lll, në Bibliotekën Long të Pallatit Blenheim.

Në fotot e publikuara në rrjet, mbreti shfaqet i qeshur, ku ndër të tjera vërehet se monarku ka zhvilluar edhe një bisedë me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.

Takimi u thirr në mënyrë që të pranishmit të diskutojnë çështje që prekin Evropën në tërësi dhe të zhvillojnë takime dypalëshe apo diskutime në tryeza të rrumbullakëta.

Ndër çështjet kryesore që janë diskutuar përfshinë luftën në Ukrainë, sigurinë energjetike dhe migrimin.