RMV, 10 zjarre janë aktive, flakët në Serta assesi të shuhen
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar gjithsej 30 zjarre në ambient të hapur, 10 prej të cilave janë ende aktive, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Një zjarr në ambient të hapur në Makedonski Brod, afër fshatrave Diveç dhe Sllatinë, është vënë nën kontroll, ku digjet një pyll i përzier dhe […]
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar gjithsej 30 zjarre në ambient të hapur, 10 prej të cilave janë ende aktive, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Një zjarr në ambient të hapur në Makedonski Brod, afër fshatrave Diveç dhe Sllatinë, është vënë nën kontroll, ku digjet një pyll i përzier dhe janë shuar plotësisht 20 zjarre, transmeton Portalb.mk.
Ditët paraprake, sipas QMK-së, ka pasur raste kur zjarret e shuara janë ndezur sërish.
Për shuarjen e zjarreve përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe dy “airtraktor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy helikopterë të MPB-së dhe 90 efektivë të ushtrisë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.
Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.