RMV, Darko Kostadinovski u zgjodh kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata njoftoi se sot gjyqtari Darko Kostadinovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Më shumë informacione, Gjykata Kushtetuese tha se do të jepen gjatë ditës. Ditëve të kaluara dështuan tetë përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Seanca për zgjedhjen e kryetarit […]
Gjykata njoftoi se sot gjyqtari Darko Kostadinovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Më shumë informacione, Gjykata Kushtetuese tha se do të jepen gjatë ditës.
Ditëve të kaluara dështuan tetë përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese filloi më 30 maj.
Kreu i ri i Kushtetueses zëvendëson kryetaren paraprake, Dobrila Kacarskën, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 qershor.
Sipas Rregullores së Punës, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, me votim të fshehtë.
Kryetarja e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një konferencë për media më 29.05.2024, prezantoi disa nga aktivitetet gjatë mandatit të saj trevjeçar.