RMV, edhe dy fëmijë të tjerë të lënduar nga sfida “Superman” e TikTok, një 15-vjeçare ka pësuar frakturë

Dy fëmijë të tjerë janë shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re në TikTok e njohur si “Superman”, transmeton Portalb.mk. Siç informoi për MIA-n, drejtori i spitalit, Nebojsha Nastov, në spital për trajtim është pranuar një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare me […]

dhjetor 17, 2024 - 14:00
 0  4
RMV, edhe dy fëmijë të tjerë të lënduar nga sfida “Superman” e TikTok, një 15-vjeçare ka pësuar frakturë
Vetura e ndihmës së shpejtë

Dy fëmijë të tjerë janë shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re në TikTok e njohur si “Superman”, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi për MIA-n, drejtori i spitalit, Nebojsha Nastov, në spital për trajtim është pranuar një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare me thyerje të dy vertebrave të mesit. Gjatë fundjavës ,e lëndime në kyçet e duarve u pranua edhe një nxënës, i cili kishte luajtur sfidën e TikTok.

Drejtori i klinikës “St. Naum Ohridski”, Nastov, thotë se kjo sfidë mund të ketë pasoja të përjetshme dhe varet nga ndikimi i rënies.

“Gjatë fundjavës, janë kryesisht këto dy raste të reja, megjithëse kemi pasur qetësi gjatë javës së kaluar. Në një rast është plagosur një vajzë 13-vjeçare me fraktura në të dy parakrahët. Në rastin tjetër, ka një dëmtim më të rëndë, një paciente 15-vjeçare e shtruar në spital me thyerje të dy vertebrave të mesit. Ajo është shtruar në spital vetëm për vëzhgim dhe do të vazhdojë me trajtimin konservativ”, tha Nastov.

Në periudhën e kaluar mjekët dhe shkollat ​​kanë apeluar që të mos praktikohet kjo sfidë.

Në sfidë, një fëmijë me dorën e ngritur si Supermeni vrapon drejt një grupi që ka krahët e shtrirë dhe pasi e kapin fëmijën, e hedhin në ajër. Fëmijët e tjerë largohen mënjanë dhe pritshmëria është që Supermeni të “fluturojë” dhe përfundimisht të ulet dhe të qëndrojë në këmbë.

Por në rastet më të zakonshme, fëmija bie në tokë dhe pëson lëndime.

Ministri i Digjitalizimit, Stefan Andonovski deklaroi se Qeveria nuk planifikon ta kufizojë përdorimin e TikTokut, edhe përkundër lëndimeve që u shkaktuan te fëmijët në sfidën e ashtuquajtur “Supermen”.

Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar disa raste alarmante nga TikToku. Në fillim të muajit dhjetor njëmbëdhjetë fëmijë janë lënduar dhe u dërguan në spital në Shkup pas sfidës së re në rrjetin social e njohur si “Spiderman”, dhe dy prej tyre përfunduan me krahë të thyer.

Sfida e Supermenit është e njohur në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Fëmijët zakonisht e përdorin kohën për këtë kur janë në pushim të gjatë.

Fraktura dhe lëndime kanë pësuar edhe fëmijët në vendet e rajonit, përfshirë KosovënMediat rumune raportojnë se brenda një dite në spitalin “Grigore Alexandrescu” në Bukuresht kanë mbërritur 20 pacientë me kocka të thyera dhe trauma të rënda, të cilët kanë marrë pjesë në sfidën “Superman”.

Përndryshe, raste alarmante të sfidave të tjera nga TikToku u regjistruan edhe gjatë vitit 2022, kur një vajzë në moshë të re pësoi djegie nga rryma pasi ishte ngjitur në një vagon për të bërë foto dhe i njëjti u shkëput dhe iu afrua rrjetit elektrik.

Alarmi në 2022 u ngrit edhe për sfidën e TikTokut ku të rinjtë shtriheshin në rrugë dhe prisnin derisa t’ju afrohej automjeti i parë dhe më pas të ikin.

Portalb.mk ka trajtuar tashmë përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e të rinjve në vend. Sipas ekspertëve, depresioni dhe ankthi të rinjve vjen nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.

Rikujtojmë që pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një nismë e ngjashme vitin 2023 u propozua edhe në Maqedoninë e Veriut, por nuk u bë asgjë konkrete ndërsa e njëjta mbeti në harresë. Ekspertët alarmojnë për ndikimet negative të rrjeteve sociale, megjithatë thonë se mbyllja e tyre duket e pamundur, megjithatë ata propozojnë masa edukative dhe preventive.