Kostoja për jetesë në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe çmimeve me pakicë në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje nga 4.9 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë […]


Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe çmimeve me pakicë në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje nga 4.9 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje nga 5.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me dhjetorin, kosto për jetesë ka shënuar rritje për 0.2 përqind, ndërsa çmimet me pakicë për 0.4 përqind.
“Rritja e inflacionit në janar të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Mallra dhe shërbime të ndryshme për 1.6 %, mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje për shtëpi për 1.5 %, Restorante dhe hotele për 0.7 %, Ushqime dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë, Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %”, raportoi Enti.
Krahasuar me muajin dhjetor, rënie e kostos së jetesës është vërejtur te transporti (0.9 përqind), komunikacioni (0.4 %) dhe veshjet (0.2 përqind).