RMV, gjithsej 17 persona janë arrestuar për incidentet me flamujt, mes tyre tre në Prilep
Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alfa, përcjell Portalb.mk. Policia vazhdon të pastrojë incidentet që kanë ndodhur në gjatë dhe pas Ditës së flamurit shqiptar. Deri më tani janë arrestuar 17 persona, prej […]
Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar gjithsej 17 persona për huliganizmin e shfaqur ditëve të fundit rreth djegies dhe shkeljes së simboleve kombëtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alfa, përcjell Portalb.mk.
Policia vazhdon të pastrojë incidentet që kanë ndodhur në gjatë dhe pas Ditës së flamurit shqiptar. Deri më tani janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve shumica janë të mitur.
Katër janë nga Shkupi, për shkak shqyerjes së flamurit maqedonas. Dy të mitur janë arrestuar pasi kanë zbritur dhe djegur flamurin. Tre të arrestuarit janë nga Prilepi për shkak përdhosjes së flamurit shqiptar.
Pas notës së protestës nga Ambasada e Serbisë, në Kumanovë është arrestuar edhe një person për prishjen e tabelës së Konsullatës serbe në këtë qytet.
Minsitri Pançe Toshkovski ka deklaruar se do të kërkojë dënime edhe për shoferin e automobilit ku kanë rënë disa persona gjatë festës së Ditës së flamurit shqiptar. Ai beson se policia do të reagon fuqishëm ndaj çdo personit që tenton të ngjallë urrejtje fetare dhe nacionale.
Ndryshe, Gjykata Themelore Penale Shkup më 29 nëntor, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, tre qytetarëve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditësh, për nxitje të tensioneve ndëretnike.
Paraprakisht, tetë persona u arrestuan për shkelje në disa baza, me rastin e të festës së Ditës së Flamurit Shqiptar. Të arrestuarit, thotë ministri, ishin të rinj të moshës 18, 19, 20 dhe 21 vjeç dhe njëri prej tyre është i mitur.
- LEXO: Përdhosja e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, u paralajmërua dënim për policin që e gjuajti flamurin shqiptar
- LEXO: Paraburgim për tre qytetarët për nxitje të urrejtjes ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, të përfshirë në incidentin me flamurin e RMV-së
- LEXO: RMV, janë arrestuar tetë persona për ngjarjet në festën e 28 Nëntorit, Toshkovski dyshon për skenar destabilizimi