Nesër do të mbarojë afati për qytetarët e RMV-së të propozojnë tema për revizion te ESHR
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë çështje problematike për hulumtim nga Enti Shtetëror i Revizionit gjatë vitit 2025. Propozimeve mund të japin edhe institucionet, transmeton Portalb.mk. Propozimet do të mund të dorëzohen në formë elektronike apo në objektin e Entit Shtetëror për Revizion. “Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen […]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë çështje problematike për hulumtim nga Enti Shtetëror i Revizionit gjatë vitit 2025. Propozimeve mund të japin edhe institucionet, transmeton Portalb.mk.
Propozimet do të mund të dorëzohen në formë elektronike apo në objektin e Entit Shtetëror për Revizion.
“Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit (rr. Pavell Shatev nr. 2, Pallati ,,Emanuell Çuçkov’’) ose në formë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së (https://dzr.mk/contact/barane_za_revizija), më së voni deri më 1 dhjetor 2024”, sqaroi Revizioni.
Programi për Punë i ESHR-së që do të miratohet nga kryetari, duhet të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së.
“Duke pasur parasysh se Enti Shtetëror i Revizionit ka filluar aktivitetet për hartimin e Programit Vjetor të Punës për vitin 2025, ftojmë dhe inkurajojmë të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë kërkesat/propozimet e tyre për subjektet dhe fushat për të cilat ekziston interesi i shtuar publik për kryerjen e revizionit shtetëror dhe besojnë se të njëjtit duhet të përfshihen me Programin Vjetor për Punë të ESHR-së për vitin 2025”, sqaroi Enti Shtetëror i Revizionit.