Një i mitur dyshohet për vjedhje të rënda në Shkup, Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozimin për fillimin e procedurës përgatitore me propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të miturin i cili është në konflikt me ligjin, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer gjashtë vepra të ndryshme penale […]

Jan 8, 2025 - 17:00
 0  5
Një i mitur dyshohet për vjedhje të rënda në Shkup, Prokuroria kërkoi masën e paraburgimit
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike – Shkup i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozimin për fillimin e procedurës përgatitore me propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të miturin i cili është në konflikt me ligjin, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer gjashtë vepra të ndryshme penale të cilat në Kodin Penal parashikohen dhe sanksionohen si vjedhje dhe vjedhje të rënda, transmeton Portalb.mk.

“Në një periudhë të shkurtër kohore, për disa ditë në dhjetor 2024, 16-vjeçari ka hyrë në hyrje të ndërtesave, hapësirat e bodrumeve dhe oborret e shtëpive, ka hyrë në hapësira të mbyllura dhe ka marrë biçikleta, trotinetë elektrike, mjete, pije alkoolike e të tjera dhe sende të tjera në vlerë të përgjithshme mbi 160.000 denarë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së-Shkup.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te viktimat dhe rrezikut të përsëritjes së veprës nga ana e tij, prokurori publik kërkoi nga gjykata që të miturit t’i caktohet masa e paraburgimit.