RMV, javën e kaluar është rritur numri i të sëmurëve me grip, janë raportuar 139 raste

139 raste të reja me grip janë raportuar në vend gjatë javës së kaluar, në periudhën 16-22 dhjetor, që është një rritje prej 17,8 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk. Shumica e të sëmurëve ose gjithsej 42 janë në Dibër, 33 në Gostivar, 22 në Kumanovë, 15 raste në Tetovë, ndërsa në Prilep, […]

dhjetor 26, 2024 - 14:00
 0  4
RMV, javën e kaluar është rritur numri i të sëmurëve me grip, janë raportuar 139 raste
Grip, kollë, kontroll mjekësor. Foto: National Cancer Institute/Unsplash

139 raste të reja me grip janë raportuar në vend gjatë javës së kaluar, në periudhën 16-22 dhjetor, që është një rritje prej 17,8 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Shumica e të sëmurëve ose gjithsej 42 janë në Dibër, 33 në Gostivar, 22 në Kumanovë, 15 raste në Tetovë, ndërsa në Prilep, Shkup, Kavadar, Ohër, Strugë, Negotinë, Makedonski Brod, Strumicë, Manastir, Shën Nikollë, Kratovë dhe Shtip, numri i të sëmurëve është më pak se pesë.

Mosha e të sëmurëve varion nga të porsalindurit deri në 64 vjeç dhe pjesa më e madhe, 95 persona, janë nga 15-64 vjeç.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thotë se në këtë sezon janë raportuar gjithsej 799 raste me grip.

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur që prej datës 21 tetor në vend.

Deri më 22 dhjetor, sipas të dhënave të Drejtorisë për shëndetësi elektronike, përmes aplikacionit vakcacija.mk janë vaksinuar 72.125 qytetarë, duke regjistruar numër rekord të personave të vaksinuar.