RMV, kallëzim penal ndaj një personi për shkaktimin e zjarrit në pyll, autori është privuar nga liria
Zyra e jashtme për çështje kriminale në Makedonski Brod sot (09.08.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T.(57) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”, i dënueshlm sipas nenit 227 paragrafi 5 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. I raportuari në […]
Zyra e jashtme për çështje kriminale në Makedonski Brod sot (09.08.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T.(57) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”, i dënueshlm sipas nenit 227 paragrafi 5 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
I raportuari në disa raste, më 15.07.2024, më 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe 07.08.2024 në atarin e fshatit Sllatinë dhe fshatin Greshnicë, Komuna e Makedonski Brodit ka shkaktuar zjarr në një hapësirë të hapur, i cili u zgjerua dhe zjarret u ndezën në një sipërfaqe më të madhe, ku u dogj bari dhe bimë me kërcell të ulët.
Të gjitha zjarret janë shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Makedonski Brod dhe Pylltarisë Rajonale “Sandanski” – Makedonski Brod. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me zjarret, zyrtarët policorë nga Makedonski Brodu kanë konstatuar se te i raportuarin D.T. në vendin e zjarrit dhe gjatë ekzaminimit tek ai janë gjetur objekte që mund të shkaktojnë zjarr. Me të akuzuarin është zhvilluar një intervistë zyrtare gjatë së cilës ai ka pranuar veprat.
Kujtojmë se edhe dje, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 50 vjeçar nën po të njëjtin dyshim.