RMV, komuna që do të sigurojë shërbime falas për fëmijët me nevoja të veçanta
Fëmijët me nevoja të veçanta do të marrin shërbime falas për llogoped, defektolog dhe psikolog në Komunën e Kisella Vodës, transmeton Portalb.mk. “Kemi nënshkruar dokument të rëndësishëm përmes së cilës, Komuna e Kisella Vodës do të jetë komuna e parë në Maqedoni ku fëmijët që kanë nevoje, do të marrin shërbime falas te logopedi, defektologu […]
Fëmijët me nevoja të veçanta do të marrin shërbime falas për llogoped, defektolog dhe psikolog në Komunën e Kisella Vodës, transmeton Portalb.mk.
“Kemi nënshkruar dokument të rëndësishëm përmes së cilës, Komuna e Kisella Vodës do të jetë komuna e parë në Maqedoni ku fëmijët që kanë nevoje, do të marrin shërbime falas te logopedi, defektologu dhe psikologu, ndërsa ndihmë profesionale do të ketë edhe për familjen e tyre”, njoftoi kryetari Orce Gjeorgjievski.
Komuna vlerësoi se rezultatet nga ky projekt do të jenë të rëndësishëm për individët dhe për gjithë shoqërinë.
Ndryshe, infrastrukturë e cila e pengon lëvizjen, rampa të prishura dhe jashtë standardeve të nevojshme, mungesë e ashensorëve. Këto janë vetëm disa nga problemet dhe sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të veçanta nëpër institucionet publike në Tetovë. Ata ankohen se pakujdesia institucionale i jep edhe një shtresë vështirësie jetës së tyre.
Ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska, ka theksuar që prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta do të vendosin se ku do të ndjek mësimin fëmija i tyre. Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2024 Qeveria e RMV-së miratoi Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta 2023-2030, me Plan Veprimi të strategjisë nacionale për vitin 2023-2026.