RMV, Kryqi i Kuq hapi llogari për ndihmë në zonat e djegura dhe linjë telefonike për mbështetje psikologjike

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ekipeve të veta mobile, u angazhua në mbështetje logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kryqi i Kuq bën me dije se gjatë aktiviteteve në terren janë shpërndarë 200 pako me ushqime dhe 200 mjete higjienike dhe 20 ton ujë […]

gusht 1, 2024 - 20:30
 0  8
RMV, Kryqi i Kuq hapi llogari për ndihmë në zonat e djegura dhe linjë telefonike për mbështetje psikologjike
Zjarr në një fshat të Shën Nikollës. Foto pritscreen nga video e QMK-së

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes ekipeve të veta mobile, u angazhua në mbështetje logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kryqi i Kuq bën me dije se gjatë aktiviteteve në terren janë shpërndarë 200 pako me ushqime dhe 200 mjete higjienike dhe 20 ton ujë për forcat që shuajnë zjarret në rajonet e prekura, transmeton Portalb.mk.

“Janë instaluar tanke – sisteme për mbushjen e helikopterëve me ujë që shkurtojnë kohën e shuarjes së zjarrit me kapacitet të përgjithshëm 8000 litra me rimbushje të vazhdueshme, të shërbyer nga ekipet e Kryqit të Kuq të RMV-së dhe ekipet e pushtetit vendor të rajoneve përkatëse”, thanë nga Kryqi i Kuq.

Kryqi i Kuq hapi linjat telefonike SOS për ndihmën e parë psikologjike (NPP) për popullatën e prekur nga zjarret. NPP ofrohet nga vullnetarë të trajnuar të Kryqit të Kuq.

“Çdo person i interesuar i prekur nga zjarret mund të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla se si të ballafaqohet me situatën që kërcënon mirëqenien e qytetarëve”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Linjat telefonike për ndihmën e parë psikologjike janë si më poshtë:

  • Rajoni i Shkupit 072/271-048
  • Rajoni i Pellagonit 047 / 236-019
  • Rajoni Jugperëndimor dhe Pollogsk 072 / 239-051 dhe 072 / 239-077
  • Rajoni lindor, verilindor dhe juglindor 071/223-691
  • Rajoni i Vardarit 043/231537

Në të njëjtën kohë, të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para për:

  • Llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numër tatimor: 4030984271620 ShA Banka Komerciale me shënim: ndihmë për përballimin e pasojave të zjarreve.
  • si dhe të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit të Maqedonisë dhe A1.

Për donacionet e fondeve në valutë:

EMRI I ORGANIZATËS: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË VERIUT MAQEDONISË

EMRI I BANKAVE: BANKA KOMERCIALE ShA SHKUP

ADRESA E BANKAVE: RR. ORCE NIKOLOV NR.3, 1000 SHKUP, MAQEDONI

LLOGARIA BANKARE: 300000000000133 25730522-11

KODI SWIFT: KOBSMK2X

KODI IBAN: MK07300701000001228

Situata me zjarret në Maqedoninë e Veriut është kritike, por jo edhe alarmante, tha dje i pari i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stijançe Angellov.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit.

Kujtojmë se është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Ndryshe, dje drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, tha se në seancën e djeshme të Këshillit drejtues kanë marrë vendim që t’i propozojnë Qeverisë përfshirjen e mekanizmit të ndihmës së NATO-s përmes të cilit mund të kërkohet ndihmë nga zjarrfikësit me përvojë.