RMV, në rrjedhë është aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja zgjat deri më 5 shtator dhe përveç studentëve aktualë mund të aplikojnë edhe brucoshët potencialë, gjegjësisht ,ata qytetarë të cilët ndërkohë do të aplikojnë për t’u regjistruar në […]
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në rrjedhë është aplikimi për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2024-2025. Thirrja zgjat deri më 5 shtator dhe përveç studentëve aktualë mund të aplikojnë edhe brucoshët potencialë, gjegjësisht ,ata qytetarë të cilët ndërkohë do të aplikojnë për t’u regjistruar në vitin e parë të fakultetit. Për këta student, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, deri në datën 20 shtator do të kontrollohet nëse janë pranuar si studentë të rregullt, transmeton Portalb.mk.
Kushtet dhe kriteret për realizimin e së drejtës janë të shënuara në linkun në vazhdim.
Aplikimi realizohet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.
Çdo aplikant i cili ka nevojë për mbështetje të menjëhershme gjatë aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, mund t’i drejtohet Sektorit për standard të studentëve dhe nxënësve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën e dedikuar në katin përdhes në ndërtesën e ministrisë.
Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.