RMV, nga 30 në 90 mijë denar është rritur mbështetja financiare për aktivitetet shkollore për integrimit ndëretnik dhe tolerancë

Në buxhetin e vitit 2025 po rrisim ndjeshëm mbështetjen financiare për shkollat ​​për të realizuar aktivitete që synojnë zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës, thaministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media . Nëse deri më tani, thotë ajo, grantet ishin në vlerë prej 30 mijë denarë, […]

shkurt 24, 2025 - 18:00
 0  3
RMV, nga 30 në 90 mijë denar është rritur mbështetja financiare për aktivitetet shkollore për integrimit ndëretnik dhe tolerancë
Nxënës të shkollave të komunës, duke vizatuar se si e shohin të ardhmen në qytetin e tyre gjatë Konferencës Komunat Kushtuar Fëmijëve- Gostivar. Foto Portalb.mk

Në buxhetin e vitit 2025 po rrisim ndjeshëm mbështetjen financiare për shkollat ​​për të realizuar aktivitete që synojnë zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës, thaministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media . Nëse deri më tani, thotë ajo, grantet ishin në vlerë prej 30 mijë denarë, me konkursin e radhës do të jenë gati 90 mijë denarë, gjegjësisht do të paguajmë dy paga mesatare neto, transmeton Portalb.mk.

“Këtë e  rregulluam me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, ndërsa do të rregullohet edhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili së shpejti do të jetë në Kuvend”, tha Janevska në konferencë, ku informoi për rezultatet e Konkursit për ndarjen e granteve për aktivitete shkollore që kanë për qëllim mbështetjen e integrimit ndëretnik, tolerancës dhe multikulturalizmit, i cili do të realizon në vitin shkollor 2024-2025.

“Ministria ka shpallur thirrje për aplikim për propozim aktivitete është dorëzuar në tetor të vitit të kaluar ndërsa  komisioni i formuar për rangim dhe përzgjedhje ka vendosur që të ndahen gjithsej 79 grante me vlerë individuale prej 30 mijë denarë, me të cilat 130 shkolla fillore dhe të mesme do t’i lidhin nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike, kulturore dhe fetare, do t’i udhëheqin drejt respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe do të ndërtojnë mjedis harmonik shkollor”, u shpreh Janevska.

Ajo gjithashtu  shtoi se kjo mbështetje është në fakt detyrim ligjor dhe pjesë e politikave dhe strategjive arsimore të Ministrisë që synojnë të sigurojnë akses të barabartë në arsim cilësor për të gjithë nxënësit.

“Është e rëndësishme që të gjithë të pranohen dhe vlerësohen në komunitetin e shkollës dhe për këtë arsye të ndihen të sigurt. Të rinjtë duhet të dinë se dallimet në çdo bazë nuk janë barriera, por përkundrazi, motiv për t’u bashkuar, për të zhvilluar ndjeshmërinë dhe për të ndërtuar një shoqëri të fortë. Ky është mesazhi im për ta”, theksoi ministrja.

Janevska tha se mbështetja prej rreth 2,4 milionë denarë nuk është e mjaftueshme, por duke marrë parasysh zgjidhjen ligjore që ishte në fuqi në kohën e shpalljes së konkursit, nuk ka pasur mundësi për sigurimin e mjeteve shtesë.

Në prani të drejtuesve të disa shkollave fitues të granteve , porosi simbolik u dërgua se uniteti, toleranca dhe mirëkuptimi mund të ndërtojnë breza cilësorë dhe të fortë të rinjsh që të bashkuar do ta udhëheqin vendin përpara në të ardhmen.

Rezultatet e konkursit për shpërndarjen e mjeteve janë publikuar në këtë link.