RMV, një person gjeti granatë dhe e çoi në polici, QMK bëri thirrje që të mos preken mjetet e pashpërthyera
Granata, e cila supozohet se është e Luftës së Parë Botërore, dje është dërguar në stacionin policor në Berovë, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), duke paralajmëruar se një procedurë e tillë është e papërshtatshme dhe e rrezikshme, transmeton Portalb.mk. Granata e pashpërthyer është marrë nga një piroteknik për asgjësim të mëtejshëm. “Dje në […]
Granata, e cila supozohet se është e Luftës së Parë Botërore, dje është dërguar në stacionin policor në Berovë, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), duke paralajmëruar se një procedurë e tillë është e papërshtatshme dhe e rrezikshme, transmeton Portalb.mk.
Granata e pashpërthyer është marrë nga një piroteknik për asgjësim të mëtejshëm.
“Dje në ora 12:30 në stacionin policor të Berovës është sjellë një mjet i pashpërthyer dhe supozohet se është nga Lufta e Parë Botërore. Menjëherë pas kësaj është marrë në dorëzim nga një piroteknik i Direktiva për mbrotje dhe shpëtim Berovë për asgjësimin e tij”, njofton QMK.
Qendra e menaxhimit të krizave thotë se një procedurë e tillë është e pasigurt për njerëzit dhe mjedisin. Nga aty bëjnë thirrje që kur qytetarët gjejnë ndonjë mjet apo mbetje të pashpërthyer, të mos i prekin apo lëvizin ato dhe të lajmërohen në numrin e telefonit 112 në QMK.
“Një procedurë e tillë mund të duket e saktë, por është e papërshtatshme nga pikëpamja e sigurisë. Qytetarët, për hir të sigurisë së tyre dhe mjedisit rreth tyre, duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të sigurisë në raste të tilla. Kur gjejnë ndonjë mjet të pashpërthyer ose mbetje të luftërave të kaluara, rekomandimi për qytetarët është që të mos i kapin dhe lëvizin, por thjesht të telefonojnë QKM-në dhe mjeti do të trajtohet sipas procedurave standarde të operimit për raste të tilla nga profesionistë – piroteknikë, të sigurt për ta dhe për të gjithë në mjedisin e tyre”, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.