RMV, padi ndaj dy administratorëve për keqpërdorim dhe falsifikim të dokumenteve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Qendrën e Shtetit Publik nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër G.N.(54) nga Vinica, i punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Vinicë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Qendrën e Shtetit Publik nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal kundër G.N.(54) nga Vinica, i punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Vinicë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, raportoi Policia.
Policia ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj të punësuarit tjetër, 62 vjeçarit L.K. nga Vinica, për shkak dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “falsifikim ose asgjësim i librave të protokollit”. Ai në vitin 2022 dhe 2023 nuk i ka evidentuar kontrollet mjekësore sipas radhës.
Ata dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e Qendrës për 89 200 denarë.
“I denoncuari i parë, në periudhën prej datës 01.01.2020 deri më datën 07.11.2023, në disa raste ka ndërshtënë dhe lëshuar kontrolle mjekësore në libreza sanitare dhe në fletë evidentuese me numër të njëjtë serial lëshuar disa personave juridikë me përmbajtje të pavërtetë dhe nuk i ka evidentuar”, raportoi Policia.