RMV, paraburgim ndaj një zyrtari policor dhe një personi tjetër, shisnin kokaine

Pas disa muajsh procedurë para hetimore, sot nën drejtimin e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe policia e burgjeve, është kryer aksioni me emrin e koduar “Zinxhiri”, njofton Prokuroria. Në aksion janë privuar nga liria dy personat që dyshohet se kanë kryer […]

Nëntor 18, 2024 - 18:00
 0  5
RMV, paraburgim ndaj një zyrtari policor dhe një personi tjetër, shisnin kokaine
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas disa muajsh procedurë para hetimore, sot nën drejtimin e një prokurori publik nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe policia e burgjeve, është kryer aksioni me emrin e koduar “Zinxhiri”, njofton Prokuroria. Në aksion janë privuar nga liria dy personat që dyshohet se kanë kryer veprën e “Prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 3 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Personat, njëri prej të cilëve polic, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot në territorin e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit së bashku me një person tjetër deri më tani të paidentifikuar, janë bashkuar dhe kanë organizuar shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndës narkotike kokainë. Droga është blerë në disa raste nga persona të pnjohur dhe është mbajtur në vende të sigurta në Gostivar dhe Shkup. Pasi punonjësi i policisë ka kontaktuar me personat e interesuar që kanë dashur të blejnë lëndën narkotike kokainë, ka negociuar sasinë dhe çmimin. Më pas, i vetëm ose së bashku me një nga anëtarët e tjerë të grupit, ka transferuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme kokainën e ambalazhuar me masë neto nga 0.50 gram deri në 1 gram për paketë. Çmimi për pako, varësisht nga pesha, varionte nga 2.500 deri në 6.000 denarë, ndërsa paratë nga shitja i ndanin të dyshuarit tjerë”, njoftojnë nga Prokuroriaa.

Prokurori publik në fjalë, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik ikje, frikë e bazuar se do të fshehin, falsifikojnë ose asgjësojnë gjurmët e veprës penale, do të pengojë procedurën penale duke ndikojnë te dëshmitarët, bashkëpunëtorët,, si dhe për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisin veprën penale, para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyve të dyshuarve.