RMV, për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandoi që shkollat fillore të punojnë me orë të shkurtuara
Duke pasur parasysh se temperaturat e larta kanë përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe duke pasur parasysh se viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli disa rekomandime, transmeton Portalb.mk. Rekomandimet e MASh-it: Shkollat fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore […]
Duke pasur parasysh se temperaturat e larta kanë përfshirë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe duke pasur parasysh se viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore zgjat deri më 17.06.2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli disa rekomandime, transmeton Portalb.mk.
Rekomandimet e MASh-it:
- Shkollat fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë;
- Klasat dhe hapsirat e tjera të cilat shfrytëzohen në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht;
- T’i udhëzojnë nxënësit dhe t’u jepet mundësia që të konsumojnë sasi më të madhe të ujit;
- T’i rekomandojnë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit gjatë ditës së shkollës.
Këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për Shëndet Publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se disa pjesë të vendit kanë hyrë në fazë portokalli dhe të verdhë. Temperaturat maksimale në vend arrijnë deri në 40 gradë celsius dhe Qeveria ka nxjerrë rekomandime për disa kategori qytetarësh.