RMV, procedurë kundër një 25 vjeçari, i cili shantazhonte një vajzë me video komprometuese dhe e përdhunonte

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka iniciuar procedurë kundër 25-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Sulmi seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, si dhe Shantazhi i paraparë dhe i dënueshëm nga neni 259 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Në periudhën nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, kundër vullnetit të […]

Korrik 24, 2024 - 15:30
 0  5
RMV, procedurë kundër një 25 vjeçari, i cili shantazhonte një vajzë me video komprometuese dhe e përdhunonte
Abuzim. Foto: Diodam10 në Canva

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka iniciuar procedurë kundër 25-vjeçarit të dyshuar për veprën penale Sulmi seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, si dhe Shantazhi i paraparë dhe i dënueshëm nga neni 259 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, kundër vullnetit të shprehur qartë të vajzës së dëmtuar 18-vjeçare, e ka shtyrë atë të kryejë akte seksuale pa pëlqimin e saj me kërcënim serioz për të zbuluar diçka që do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj.

Nëpërmjet një profili në rrjetin social, ai komunikonte me viktimën, përdorte fotot e saj intime dhe e kërcënoi se do t’i shpërndante dhe do t’i bënte publike, duke e bërë atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera seksuale kundër vullnetit të saj nëse donte të pengonte publikimin e fotove.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Propozimi është pranuar dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.