RMV, revizioni konstatoi 54 përqind humbje të ujit, faturime jo të plota dhe parregullsi tjera në NPVK “Komunalec”

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar parregullsi të shumta në punën e Ndërmarrjes Publike për Veprimtari Komunale “Komunalec” në Gjevgjeli, transmeton Portalb.mk. “NPVK “Komunalec” Gjevgjeli me 54% humbje të ujit, faturim jo të plotë të shërbimeve të kryera te themeluesi, menaxhim i tregut të qytetit pa vendim të komunës dhe faturim […]

Jan 15, 2025 - 02:00
 0  5
RMV, revizioni konstatoi 54 përqind humbje të ujit, faturime jo të plota dhe parregullsi tjera në NPVK “Komunalec”
Rubinet uji, foto: Unsplash

Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar parregullsi të shumta në punën e Ndërmarrjes Publike për Veprimtari Komunale “Komunalec” në Gjevgjeli, transmeton Portalb.mk.

“NPVK “Komunalec” Gjevgjeli me 54% humbje të ujit, faturim jo të plotë të shërbimeve të kryera te themeluesi, menaxhim i tregut të qytetit pa vendim të komunës dhe faturim paushall i një pjese të ujit të konsumuar”, konstatoi Revizioni.

Këto konstatime janë nxjerrën pas inspektimit të punës së kësaj Ndërmarrje në vitin 2023, ku theksohet se edhe punët infrastrukturore të ndërtuara gjatë vitit 2023 nuk janë regjistruar ne kadastër.

“Opinion jo i favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raportit financiar për vitin 2023” raportoi Revizioni, duke alarmuar se humbjet e mëdha të ujit ndikojnë në të ardhurat e Ndërmarrjes dhe në buxhetin shtetëror.

Raportohet se kjo Ndërmarrje në vazhdimësi po përballet me humbje të mëdha në furnizimin me ujë, duke alarmuar se vetëm gjysma e ujit të furnizuar faturohet, pasi pjesa tjetër humbet për shkak defekteve teknike, lidhjeve të paligjshme dhe shpenzimeve të pafaturuara.

Enti Shtetëror për Revizion gjithashtu ka konstatuar edhe parregullsi në llogaritjen e rrogave dhe pagesave tjera, duke vlerësuar se këto pagesa janë kryer pa u bazuar në rregullativën ligjore.