RMV siguroi grant prej 2.8 milionë euro nga BE për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë

Një marrëveshje që siguron grant prej 2.8 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, u nënshkrua sot në Shkup nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kreu i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, Fatih Türkmenoğlu, […]

Mars 5, 2025 - 21:00
 0  5
RMV siguroi grant prej 2.8 milionë euro nga BE për ndërtimin e vendkalimit të përbashkët hekurudhor me Serbinë
RMV siguroi grant prej 2.8 milionë euro nga BE për ndërtimin e stacionit të përbashkët hekurudhor kufitar me Serbinë. Foto: Ministria e Transportit

Një marrëveshje që siguron grant prej 2.8 milionë euro nga Bashkimi Evropian (BE) për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, u nënshkrua sot në Shkup nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe kreu i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, Fatih Türkmenoğlu, transmeton Portalb.mk.

Fondet e BE-së, të cilat sigurohen përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), plotësojnë një kredi prej 5 milionë eurosh të dhënë tashmë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe do të financojnë ndërtimin dhe asistencën teknike.

Vendkalimi i përbashkët kufitar do të vendoset në Tabanovc, në Maqedoninë e Veriut, në rrugën hekurudhore të Korridorit X, e cila është pjesë e zgjerimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Punimet përfshijnë përmirësimin e ndërtesave ekzistuese të stacionit hekurudhor dhe ndërtimin e ndërtesave të reja efikase në energji me panele fotovoltaike. Pasi të jetë në përdorim, stacioni i përbashkët do të ndahet nga stafi nga të dy vendet, duke ndihmuar në optimizimin e procedurave të kontrollit doganor kufitar dhe reduktimin e kohës së pritjes, udhëtimit për njerëzit dhe mallrat. Kjo do të çojë në lidhje dhe integrim më të mirë rajonal në Korridorin X.

Michalis Rokas, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, tha se “me grantin prej 2.8 milionë euro, BE-ja po mbështet drejtpërdrejt përpjekjet për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Korridorit X dhe për të përmirësuar lidhjen rajonale. Ky projekt synon të transformojë barrierat që krijojnë kufijtë në mundësi për lidhje më të shpejtë me BE-në. Dhe kjo nuk është e gjitha. Me Instrumentin e ri të Reformës dhe Rritjes, mbështetja e BE-së për lidhjen rajonale do të rritet edhe më shumë.”

“Me këtë vendkalim të përbashkët hekurudhor ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, do të përmirësohet komunikimi ndërmjet dy vendeve dhe do të fitohet vendkalim me një ndalesë për komunikacionin rrugor dhe hekurudhor. Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje drejt rivendosjes së linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve midis Shkupit dhe Beogradit, e cila do të kërkojë përpjekje nga të dyja palët. Projekti kap vlerën e 7.4 milionë euro në pjesën e ndërtimit dhe 250.000 euro për shërbimet e konsulencës dhe mbikëqyrjen. Korridori 10 paraqet qarkullimin kryesor, i cili do të përmirësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, si dhe eksportin dhe importin drejt dhe nga Evropa, duke rezultuar në vende të reja pune, rritje të aktivitetit ekonomik dhe kalim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave nëpër vend, duke e bërë atë destinacion më atraktiv”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Fatih Türkmenoğlu, kreu i BERZH për Maqedoninë e Veriut, tha se ky projekt është rezultat i përpjekjeve dhe koordinimit të përbashkët midis BERZH, BE/WBIF dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjen rajonale.

“BERZH ka ndihmuar vendin të përmirësojë lidhjet e tij të transportit në vend dhe me rajonin, dhe vetëm në sektorin hekurudhor ne kemi investuar mbi 340 milionë euro”, tha ai

Projekti është prioritet kyç për vendin dhe pjesë e agjendës së lidhjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.