RMV, Sindikata e punëtorëve të administratës dhe organeve gjyqësore: Dikush kërkon të kufizojë sërish nënshkrimin e kontratave kolektive
Dikush sërish kërkon të kufizojë negociatat dhe nënshkrimin e kontratave kolektive, Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGjShQ) reagoi ndaj përfundimit të seancës së qeverisë së javës së kaluar, e cila i detyron përdoruesit buxhetorë me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive të kenë parasysh fondet e miratuara buxhetore dhe […]
Dikush sërish kërkon të kufizojë negociatat dhe nënshkrimin e kontratave kolektive, Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGjShQ) reagoi ndaj përfundimit të seancës së qeverisë së javës së kaluar, e cila i detyron përdoruesit buxhetorë me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive të kenë parasysh fondet e miratuara buxhetore dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.
Në profilin e Sindikatës së SPAOGjShQ-it në Facebook, thuhet se pezullimi i kontratave kolektive është afër.
“Sikur të mos mësohet nga gabimet e së shkuarës, është në horizont tërheqja e të drejtave që rrjedhin nga kontratat kolektive. Me përfundimin e seancës së Qeverisë, ministrja e Financave sërish do të vendosë se kush mund dhe kush nuk mund të lidhë kontratë kolektive. A kështu do ta ndërtojmë dialogun social?”, thonë nga Sindikata e SPAOGjShQ-it.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, javën e kaluar tha se Qeveria përveç ribalancimit të miratuar të buxhetit ka miratuar edhe disa konkluzione, me të cilat nga shfrytëzuesit buxhetor kërkohet që t’i marrin parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos të ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë paraparë mjete në Buxhetin për vitin aktual dhe shumat minimale të përcaktuara për shpenzime në afat të mesëm. Me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore janë të obliguara që paraprakisht të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka thënë sot se do të ketë vende të reja pune në shëndetësi, por se deri në fund të vitit punëtorëve shëndetësorë nuk do t’iu rriten pagat dhe nuk do të nënshkruhet kontrata e re kolektive.