Presidentja Davkova priti olimpistët nga Maqedonia e Veriut që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti olimpistët e Maqedonisë që do të performojnë në Lojërat Olimpike Verore që do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris. Në takim, presidentja Siljanovska Davkova u njoftua për përgatitjet përfundimtare të ekipit olimpik të Maqedonisë, si dhe për pritjet nga garat e ardhshme, transmeton Portalb.mk. […]

Korrik 22, 2024 - 21:30
 0  5
Presidentja Davkova priti olimpistët nga Maqedonia e Veriut që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti olimpistët nga Maqedonia e Veriut që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti olimpistët e Maqedonisë që do të performojnë në Lojërat Olimpike Verore që do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris. Në takim, presidentja Siljanovska Davkova u njoftua për përgatitjet përfundimtare të ekipit olimpik të Maqedonisë, si dhe për pritjet nga garat e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Siljanovska Davkova ua dhuroi olimpistëve flamurin kombëtar të Maqedonisë, i cili do të shpaloset në hapjen e Lojërave Olimpike dhe u uroi paraqitje të suksesshme në ngjarjen më madhështore dhe më prestigjioze sportive.

“Ju si ambasadorë të sportit të Maqedonisë i mbroni ngjyrat e vendit tonë me krenari dhe dinjitet. Ju uroj një performancë të suksesshme dhe një prezantim të denjë në Paris. Unë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë jemi me ju dhe tifojmë nga zemra”, u tha presidentja Siljanovska Davkova.

Duke iu referuar përkushtimit të vazhdueshëm të sportistëve të Maqedonisë së Veriut, presidentja theksoi nevojën që si komunitet, si shtet, të bëjmë gjithçka për të mbështetur sportistët, “të punojmë në ekspertizën e ekipeve të trajnerëve, duke përmirësuar kushtet e përgjithshme sportive në shoqërinë e vendit”.

Gjashtë sportistë do të udhëtojnë në Lojërat Olimpike Verore në Paris: Vladimir Egorov – mundje, Nikolla Gjuretanoviq – not, Anastasia Mojsovska – gjueti me hark, Edi Sherifovski – xhudo, Milijana Reliq- taekwondo dhe Dario Ivanovski – atletikë. Ivanovski dhe Reliq do të mbajnë flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e hapjes.

Në takim morën pjesë edhe anëtarë të kryesisë së Komitetit Olimpik të Maqedonisë, trajnerë dhe gjyqtarë sportivë.

Lojërat Olimpike do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024, pasuar nga Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. Programi i Lojërave Olimpike Verore 2024 do të paraqesë 329 gara, ndërsa Lojërat Paralimpike do të bashkojnë 4,400 atletë paraolimpikë nga 182 vende për më shumë se 500 ngjarje sportive. Ngjarja pritet të ndiqet nga më shumë se 3.5 milionë spektatorë në mbarë botën.