RMV, sot filloi debati pesëditor për Propozim-buxhetin plotësues për vitin 2025
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e filloi fazën e fundit për miratimin e propozim-buxhetit të shtetit për vitin 2025. Buxheti për këtë vit pritet të jetë 358.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet 400 miliardë denarë, me një rritje prej 3.7 përqind, transmeton Portalb.mk. Qeveria, siç tha ai, ka nënshkruar marrëveshje me dhjetë investime të huaja […]
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot e filloi fazën e fundit për miratimin e propozim-buxhetit të shtetit për vitin 2025. Buxheti për këtë vit pritet të jetë 358.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet 400 miliardë denarë, me një rritje prej 3.7 përqind, transmeton Portalb.mk.
Qeveria, siç tha ai, ka nënshkruar marrëveshje me dhjetë investime të huaja direkte, të cilat në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm do të fillojnë punën e tyre dhe ndërtimin e objekteve të tyre. Ai bëri të ditur se gjatë muajit dhjetor do të nënshkruhen kontrata me dy investime të huaja direkte shtesë.
Jovanka Trençevska nga LSDM-ja theksoi se Qeveria nuk ka pranuar asnjë amendament nga LSDM-ja edhe pse, siç tha ajo, ka pasur të tilla që ia vlente të pranohen. Ajo vlerësoi se buxheti është joreal, jo zhvillimor, jo i brendshëm dhe parazgjedhor, që parashikon një rritje joreale prej 3.7 për qind.
Në buxhetin për vitin 2025, siç tha ajo, Qeveria shkurton të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim shërbimet sociale dhe luftën kundër dhunës në familje.
Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.
Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 fillimisht u miratua më 29 tetor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
- LEXO: Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u miratua propozimi për buxhetin e vitit 2025-të
- LEXO: Të martën në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të fillojë debati për Buxhetin e vitit 2025-të
- LEXO: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2024
- LEXO: Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua buxheti i shtetit për vitin 2024