RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare
Para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe personat e vendosur në shtëpi jashtëfamiljare. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues, transmeton Portalb.mk. Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në […]
Para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe personat e vendosur në shtëpi jashtëfamiljare. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues, transmeton Portalb.mk.
Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe në 1844 në Strugë.
Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në vitin 1202 edhe në Krushevë 298, në vendvotimin 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.
Katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë të regjistruar për të votuar në vendvotimin 2101 në Zhelinë, 20 në vendvotimin 1194 në Krushevë, tetë në 1202 në Krushevë, dy në 1272 në Ohër, shtatë në vendvotimin 1470 në Dollnen, dy në vendvotimin 1470/1 në Dollneni dhe katër të sëmurë dhe të pafuqishëm në vendvotimin 1844 në Strugë.
Në burgjet në Prilep dhe Shkup mund të votojnë gjithsej pesë persona të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg, ndërsa dy persona do të mund të votojnë në shtëpitë e të moshuarve në Manastir dhe Karposh.
Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive dje ka njoftuar transmetuesit kombëtarë dhe transmetuesit që transmetojnë në zonën e Ohrit, të Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ta vlejnë obligimeve për heshtjen zgjedhore, e cila ka filluar nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të datës 22 maj 2024.
Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por pushojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative duke theksuar se paditë e “Frontit Evropian” të udhëhequr nga BDI janë të pabazuara. KSHZ-ja ka ndryshuar edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.
Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinierig zgjedhore për t’i privuar koalicionin nga dy mandate parlamentare. LSDM dhe VMRO-DPMNE shpresojnë se nëse rezultatet e votimit në këto shtatë vendvotime ndryshohen, secila do të marrë nga një mandat tjetër në parlament.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
- LEXO: RMV, të mërkurën do të rivotohet në shtatë vendvotime, sonte në mesnatë nis heshtja zgjedhore
- LEXO: VMRO dhe VLEN ranë dakord për bashkëpunim për qeverinë e ardhshme
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin