RMV, temperaturat sot do të arrijnë deri në 40 gradë, vlejnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga i nxehti
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, njoftoi Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk. “Temperatura minimale do të jetë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të […]
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, njoftoi Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk.
“Temperatura minimale do të jetë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9”, tha DPH.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 40 gradë.
Sinoptikanët thonë se zona jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për këtë arsye sipas tyre moti do të jetë me diell dhe më i nxehtë se mesatarja.
“Të dielën në anën tjetër do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë”, thonë nga DPH.
Plani i veprimit i Qeverisë parashikon:
- Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, p.sh.: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;
- Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehë;
- Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.