Rohde: Procesi i Berlinit e forcon mbështetjen për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth organizimit të Procesit të Berlinit, që për një dekadë po organizohet nga vendi që ai përfaqëson. Për këtë ai u shpreh tejet krenar. Diplomati gjerman tha se nga 2014-ta, ky proces ka krijuar lidhje më të forta, në mes të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor dhe […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth organizimit të Procesit të Berlinit, që për një dekadë po organizohet nga vendi që ai përfaqëson.
Për këtë ai u shpreh tejet krenar.
Diplomati gjerman tha se nga 2014-ta, ky proces ka krijuar lidhje më të forta, në mes të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
“Bashkë jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjen në rritje në Kosovë dhe krejt regjionin”, tha diplomati gjerman.
Gjermania, një prej shteteve anëtare kyçe të BE-së është sponsore e atij që njihet si Procesi i Berlinit, nismë që synon rritjen e bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitjen e 6-shes ballkanike për të qenë sa më afër integrimit në BE, ka paralajmëruar se nëse Kosova nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia, mund të mbetet pa procesin e Berlinit.
Në dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit i cili ishte nismë e ish-kancelares Angela Merkel, pikërisht në kryeqendrën gjermanë më 14 tetor mbahet samiti i radhës ku pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar përfshirë marrëveshjet e reja në fushën e arsimit.
Vendimmarrja në CEFTA, është bllokuar për shkak se Qeveria do që Kosova të përfaqësohet si shtet që ka shpallur pavarësinë, e jo përmes misionit të OKB-së.