ShSKUK: Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve, shkruan Gazeta Express. Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron […]
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve, shkruan Gazeta Express.
Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre