Rrahja tek shkolla e mjekësisë, policia jep detaje
Disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po e njejta shkollë. Sipas raportit të MPB-së, i mituri pas plagëve të marra është dërguar në emergjencën e spitalit të Tetovës, ndërsa policia ka arrestuar dy nga pjesëmarrësit në sulmin fizik. “Sot (20 nëntor) në ora […]
Disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po e njejta shkollë.
Sipas raportit të MPB-së, i mituri pas plagëve të marra është dërguar në emergjencën e spitalit të Tetovës, ndërsa policia ka arrestuar dy nga pjesëmarrësit në sulmin fizik.
“Sot (20 nëntor) në ora 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se është prishur rendi dhe qetësia publike në një objekt hotelierik përballë një shkolle të mesme në Tetovë. Pas raportimit menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës së mesme kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Sellcë, nxënës i të njëjtës shkollë të mesme, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në qendrën emergjente të Tetovës për ndihmë mjekësore, ndërsa pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, nxënës të së njëjtës shkollë. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.