Të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike

Do të ketë një eksod të madh të punonjësve në institucionet shtetërore dhe publike nëse nuk rriten sa më shpejt pagat për 30 për qind, tha në emisionin “Top Tema” në Tv Telma kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (UPOZ), Trpe Deanoski, duke theksuar se kjo vlen veçanërisht […]

Jan 9, 2025 - 11:00
 0  3
Të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike

Do të ketë një eksod të madh të punonjësve në institucionet shtetërore dhe publike nëse nuk rriten sa më shpejt pagat për 30 për qind, tha në emisionin “Top Tema” në Tv Telma kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve (UPOZ), Trpe Deanoski, duke theksuar se kjo vlen veçanërisht për kuadrin profesional dhe të trajnuar që udhëheq me institucionet, transmeton Portalb.mk. 

“Ne nuk mund të tërheqim punwsime të reja në administratën shtetërore, gjyqësor, agjenci dhe fonde nëse nuk rriten pagat. Askush nuk u përgjigjet shpalljeve të publikuara nga Agjencia për Administratë, apo ministritë. Të rinjtë nuk janë të interesuar të punojnë në administratën publike”, deklaroi ai.

Deanoski theksoi se paga fillestare e një personi me arsim të lartë në sektorin publik aktualisht është rreth 26 mijë denarë dhe se askush, as nga selia partiake, nuk do të pranonte të punonte për atë shumë të pagës.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë ligjore për nënshkrimin e kontratave kolektive që do të rrisnin pagat, pavarësisht se për cilën pjesë të sektorit publik bëhet fjalë, por që përdoruesit buxhetorë fillimisht duhet të marrin leje nga Ministria e Financave për ta bërë këtë.

“Edhe ato institucione shtetërore që kanë të hyra vetanake nga tarifimi i shërbimeve nuk mund t’i shfrytëzojnë për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratave kolektive pa marrë pëlqimin dhe mendimin e Ministrisë së Financave”, tha mes tjerash Deanoski.

“Kur tashmë emërohen drejtorë dhe drejtues të institucioneve publike dhe nga ata kërkohen deklarata me përgjegjësi penale se do të menaxhojnë me maturi buxhetet e tyre, duhet t’u lejohet që t’i përdorin ato në mënyrë që të rrisin pagat e punonjësve për t’i mbajtur në punë”, përfundoi ai.

Punonjësit në Prokurorinë e Shtetit nga dita e djeshme kanë hyrë në grevë. Ata kërkojnë që të nënshkruhet një marrëveshje kolektive që do të parashikonte rritje të pagave prej 30 për qind.